Einxhel Shkira dhe Fjoralba Ponari ruajnë një raport shumë të ngushtë miqësor. Madje moderatorja ka treguar shpesh mbështetje për shoqen e saj të ngushtë, Einxhel Shkirën, në rrugëtimin e saj në BBV dhe e ka suportuar gjithashtu lidhjen me Dj Dagz.

Së fundmi Fjoralba ka postuar një video të 2019 në InstaStory teksa vajzat duket se ndodhen në studion e programit ‘E DIELL’ dhe shikohet që ajo hedh lulet ndërsa Einxhel hidhet për t’i kapur. Teksa kujtojnë momentin gazmor, Ponari ka shkruajtur krahas videos: “Edhe sot e kësaj dite presim ende dasmën” duke iu referuar traditës që vajza e cila kap lulet e nuses duhet të martohet.

Më pas ka ardhur dhe reagimi i modeles e cila e ka ripostuar storyn dhe mbi të ka shkruar: “Po duhet të martohesh ti njëherë prej vërteti që të ketë efekt tufa me lule”.

Kujtojmë se romanca mes Einxhel Shkira dhe Dj Dagz nisi brenda shtëpisë së ‘BBVIP dhe tashmë poe shijojnë dashurinë e tyre në maksimum jashtë saj. Çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë në rrjetet sociale, ku shijojnë së bashku famën dhe jetën e natës. Teksa Dagz është i ftuar në koncerte të ndryshme, Einxhel shfaqet në publik si fansja e tij më e zjarrtë.