Policia e Tiranës ka nisur një fushatë gjobash për këmbësorët që shkelin rregullat duke ecur në rrugën e makinave.

Gjobat, mesa duket për ndërgjegjësimin e këmbësorëve të shumtë që nuk zgjedhin vijat e bardha për të kaluar rrugën, janë vendosur në disa zona të Tiranës.

Gjobat janë të gjitha 1 mijë lekëshe, apo 10 mijë lekë të vjetra.