Nga Klodian Tomorri
Doli kryeministri sot dhe tha se portin e ri te Durresit do ta ndertojme me financim te brendshem nga parate e buxhetit. Pasi i genjyen qytetaret publikisht 2 vjet rresht, here duke u thene se porti do te ndertohej me leket e Pirro Vengut, here duke shpikur formula hibride financimi me koncesionare private, sot e pranoi dhe vet.
Pranoi se e prishen portin ekzistues qe t’i falnin token Alabbarit dhe tani do t’i detyrojne qytetaret te paguajne 1 miliarde euro per te ndertuar portin e ri.
Dhe qe ta vajisin pak genjeshtren qe mos t’u duket cullak, here pas here nxjerrin Pirron neper televizione qe te thote: “shiko, ne fund fare me fitim jemi ne sepse do te marrim 1.2 miliarde euro fitime nga Porti i Alabarit dhe do paguajme 1 miliarde per te ndertuar Portin e ri. Pra dalim 200 milione euro fitim.”
Do t’i marresh zoti Pirro , do t’i marresh. Ashtu sic gjete parate per te ndertuar portin e ri, ashtu do te marresh dhe 1.2 miliarde euro fitime tek Alabbari. Ka disa endrra qe dro dhe dalin. Por zakonisht perfundojne ne qafen e pates.
Nderkohe i madhi nuk harroi as kete here qe te permende se kemi perfshire NATO-n ne ndertimin e Portit. Po mire, merrjani parate NATO-s, meqe paskemi partnerit te posacem strategjik me NATO-n per Portin e Porto Romanos.
Edhe lajmerojini te pakten nje dite me pare ata te Financave kur thoni keshtu gjerash publikisht mos ja u leshoni si bomba te papritura. Se tani nuk dine ku te plasin koken per te gjetur leket qe desh i gjeti Pirrua me Belen.
Meqe ra fjala. Ky eshte automatikisht dem ekonomik.