Luizi ka qenë banori i parë i Big Brotherit që hoqi litarin dhe si pasojë, ai ka shkuar menjëherë në nominim.
Ai i tregoi banorëve se e hoqi litarin me qëllim që asnjëri prej tyre mos ta heqë dot, pasi ai që do e heqë do të shkonte në nominim bashkë me të. Luizi duke qenë një lojtar i fortë brenda shtëpisë së Big Brotherit të gjithë i janë frikësuar nominimit dhe në këtë mënyrë këngëtari shkodran i njohur për zgjuarsinë e tij, po i bën që të “vuajnë psikologjikisht” të gjithë banorët e tjerë.
E thënë shkurt: Të gjithë kanë frikë të dalin në nominim kur përballë të kenë Luizin dhe Oltën. Sot është dita e dytë që banorët vazhdojnë sfidën duke qëndruar lidhur me njëri tjetrin.