Armina Mevlani ishte së fundmi e ftuar në “Më lër të flas” ku gjatë intervistës u pyet nëse do e mendonte si mundësi pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Blogerja u shpreh se kjo nuk do të jetë eksperienca e saj e rradhës, mirëpo shtoi se do kishte dëshirë ta prezantonte.
Donaldi dhe Romeo e pyetën nëse po i shpall luftë të hapur Arbana Osmanit, por Armina e mohoi duke thënë se do shumë eksperiencë.
Donald: Pse nuk futesh në Big Brother VIP të fitosh dhe të çosh 100 mijë euro në shtëpi se ndoshta keni nevojë.
Armina: Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës.
Armina: Mund ta prezantoja, por jo…
Donald: Mos është luftë e hapur?
Armina: Jo nuk është luftë e hapur se do shumë eksperiencë.
Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë?
Armina: Çfarë doni që të bëj?!
Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.