
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë reaguar lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Përmes një deklarate në faqen e tyre Archewell, ata shprehen se mbështesin Ukrainën dhe janë kundër shkeljes së të drejtave humanitare.
“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratë.