Stokut të dosjeve nuk i ka shpëtuar edhe princ Leka, i cili ka nisur betejën dhe kërkon kompensimin për tokat e gjyshit, Ahmet Zogut

Duke i kujtuar trupës së Apelit se në 2012 gjykata e njohu si trashëgimlënësin e Leka Zogut, princ Leka këmbëngul shfuqizimin e një vendim i agjensisë së Dibrës për tokat në Mat, aty ku lindi paraardhësi i tij Ahmet Zogu.

Familja mbretërore thuhet në padi e princ Leka II ka nisur procedurat ligjore për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave.

Ajo ç’ka kërkohet janë sipërfaqe me toka që aktualisht rezultojnë se i përkasin shtetit në fshatrat Zenisht, Rukaj, Rremull, Urakë dhe në qytetin e Burrelit.

Duke skicuar kufijtë për secilën nga parcelat në zonat e mësipërme, paditësi thotë se zyra rajonale e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk e ka njohur si subjekt të shpronësuar. Por paditësi Leka II Zogu i theksohet gjykatës më tej është trashëgimtar ligjor i radhës së parë të të ndjerit Leka I Zogu dhe Suzanës dhe ndaj njohja dhe kompensimi i tyre duhet ti kalojë gjyqësisht 41-vjeçarit.

Bëhet fjalë jo vetëm për toka bujqësore, por edhe pyje si dhe troje në katër fshatra dhe në qytetin Burrelit, që i përkasin si njësi administrative Matit.

Në 1945 komiteti ekzekutiv urdhëroi konfiskimin e pasurive të Ahmet Zogut të Parë dhe midis të cilave edhe tokat kaluan në përdorim nga shteti. Më herët princ Leka fitoi në gjykatën e Lartë një tjetër pronë të gjyshit, vilën mbretërore të Shirokës, në Shkodër./TCH