Princ Leka Zogu II, pasardhës i mbretit Ahmet Zogu I, ka publikuar disa dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ku flitet për arin e Shqipërisë, që është grabitur nga Banka e Shqipërisë. Krahas dokumenteve të publikuara, Leka Zogu II shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 nga gjyshi i tij, por është marrë në vitin 1943 nga ushtria gjermane.
Kjo sasi ari mendohet se është dërguarpër ruajtje në Reichsbank, në Berlin, në emrin e Ministrisë së Punës së Jashtme të Gjermanisë. Sasia mendohet se është 23.408 kilogramë.
“Si sot, më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë. Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të Neë York-ut. Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse. Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare. Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese,”-shkruhet në postimin e bërë nga Arkiva Shqiptare.