Në Westminster Abbey në këto momente po mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth. Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan u ribashkuan me pjesën tjetër të familjes mbretërore britanike.
Meghan ishte e veshur me të zeza dhe mbante dorën e bashkëshortit të saj, i cili ishte i shkatërruar nga humbja e gjyshes.
Princi Harry pak ditë më parë në faqen e internetit Archewell foli për humbjen e gjyshes së tij të dashur, Mbretëreshës Elizabeth, duke u shprehur ndër të tjera: “Duke festuar jetën e gjyshes sime dhe duke vajtuar humbjen e saj, të gjithë kujtojmë se ajo ishte një fener për ne për sa i përket përkushtimit të saj ndaj detyrës. Ajo vlerësohej dhe respektohej globalisht”.