Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ka fituar këtë të dielë postin e kryebashkiakut të Vorës me 7530 vota. Ai mundi kandidatin e Partisë Demokratike, Ymer Markun, i cili mori 687 vota dhe kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën, i cili mori 2589 vota.
Shera, i cili ka fituar me një diferencë goxha të thellë ndaj kundërshtarëve të tij është mësues me profesion. Mësuesi dhe psikologu është kthyer nga emigracioni në Itali përpara pak vitesh. Para se të hynte në garë, Sheraj mbante statusin e mësuesit të një shkolle 9-vjeçare.
Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale Shera është i martuar. Bashkëshortja e tij quhet Brisilda.
Shera u prezantua Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt në Vorë