Një ditë pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, krahas disa protestuesve të arrestuar, policia ka proceduar penalisht edhe Klevis Balliun, sekretar për aksionin qytetar në grupimin e Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Tedi Blushin, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
Policia tha se pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.
Për përdorimin e materialeve piroteknike janë arrestuar në flagrancë shtetasit Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, ndërsa në kërkim janë edhe dy persona të tjerë ende të pa identifikuar.
Sakaq, për dhunën ndaj efektivëve të policisë është shtetasi Franc Kaloshi banues në Lushnjë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit Klevis Balliu, Tedi Blushi, Enri Vrenozi, Dardan Bardhi. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor Avni Tobli, Rubin Dashi, Artan Muçmata, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga dhe Alfred Pellumbi.