Në studimin e publikuar në “Journal of Nutrition” thuhet se ato që konsumojnë kosin rregullisht kanë 30% më pak mundësi për t’u prekur nga depresioni në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Por, ky studim nuk sqaron pse ndodh kjo. Studimi vëzhgoi 14,539 meshkuj dhe femra.Ata plotësuan një pyetësor në fillim të studimit dhe një tjetër pas 10 vitesh. Studime të mëparshme kanë treguar se truri dërgon sinjale në zorrë dhe kjo është arsyeja pse stresi dhe emocione të tjera mund të shkaktojnë simptoma gastrointestinale.

Ky fenomen mund të jetë një proces i dyfishtë, me bakteret në zorrë që ndikojnë nga ana e tyre në humorin e njeriut.“ Studime të tjera nevojiten për të qartësuar pse ka një lidhje mes kosit dhe depresionit”, thotë studimi. Kosi është një nga ushqimet që nuk duhet ta ndajmë nga tavolina .I shëndetshëm, dhe një ndër ushqimet më të kompletuara, ai i bën mirë shëndetit.