Shqipëria ka “rich kids” dhe kjo është pasqyruar shumë herë edhe nga mediat ndërkombëtare, por personat që rrëmbejnë vëmendjen me një postim të vetëm dhe janë faqet e para të të gjitha mediave janë vetëm dy, biznesmeni Fatmir Hysenbelliu, trashegimtari i një sërë kompanish dhe Lori Hoxha, shembulli i të gjitha vajzave që duan të jenë “in”.

Duket sikur të rinjtë shqiptarë janë në një garë luksi, të cilën e fiton ai që qëndron gjithmonë i pari në listën e ‘kërkimeve’ nga vajzat që e adhurojnë dhe djemtë që duan ta kopjojnë në stil. Duke qenë se gjithçka e kanë të trashëguar, Oni dhe Lori e reklamojnë pa frikë luksin në të cilin jetojnë.

Le të nisim nga pronat e patundshme…

Oni Hysenbelliu gëzon sot statusin e ‘pronarit’ në një fabrikë birre, uji, vere, tre gazeta, revistë, radio, një televizion kombëtar, tre komplekse pallatesh, një resort në bregdet, hotel, restorante dhe një universitet. Së fundmi, ai ka prezantuar edhe shtëpinë e re ne Tiranë me vlerë 20 milion dollarë, shtëpi përrallash që të lë pa mend.

Ai ka katër makina, “McLaren-in” me vlerë 250 mijë euro, ‘Mercedes Benz’ me vlerë 145 mijë euro, Maserati dhe Range Rover.

Mund të futemi brenda gardorëbës së Onit? Sigurisht, ai na e ka dhënë edhe këtë mundësi duke na prezantuar me koleksionet nga më të shtrenjtat nga bota e modës si Prada, Gucci, Valentino, Channel e Balenciaga. Me zero komplekse, Oni ka prezantuar edhe para mediave italiane koleksionin e tij të orave me vlera që varionin nga 40 mijë euro, 15 mijë, 20 mijë, apo edhe ato ‘casual’ me vlerë 7 mijë euro.

Si është jeta e natës për një miliarder si Oni?

Dhjetëra shishe shampanjë me vlerë 500 euro njëra dhe këto janë vetëm për show pasi konsumi la sërish tjetër nivel. Oni është nga ata të rinj që në zonat VIP të klubeve më në zë në botë e pret gjithmonë një tavolinë që mbam shnimin ‘reserved’.

Kryesisht Londra dhe Mykonos janë qytetet ku Oni preferon të argëtohet dhe të kalojë një ‘hangover’. A ka nevojë t’ju themi që miliarderi bën pushime? Në fakt jeta e tij është në një ‘privat jet’ për shkak të udhëtimeve të shumta që bën, pa harruar ato të planifikuarat. Dhe të gjitha janë në destinacionet më të lakmuara nga shqiptarët, Dubai, Mykonos, Spanjë, Bali, etj. Sigurisht që instalimi i Onit në ditët e relaksit është në resortet më luksoze të mundshme, ku ka luks është ai!

Lori Hoxha ka gjithashtu ‘flotën’ e saj. Të notosh në luks do të thotë të jesh fiks si ajo, të frekuentosh qendrat me të shtrenjta të bukurisë, të udhëtosh me mjetet më të fundit, të fluturosh e vetme me charter, të konsumosh atë çfarë të tjerët ëndërrojnë dhe të drejtosh një perandori mediatike. Ajo është treguar pak e rezervuar për të ndarë me ndjekësit shtëpinë e saj, por ajë që dihet është se blogerja miliardere jeton në Tiranë, ka shtëpi në Londër dhe në Itali gjithashtu. Range Rover; Land Rover; Jaguar; Lamborghini e Ferrari janë vetëm disa prej mjeteve që janë pjesë e koleksionit të Lorit. Bukuroshja nuk është munduar kurrë të fshehë faktin q koleksionet më të fundit të modës kalojn më parë nga ajo.

Në dukje të parë, mund ta ngatërrosh me garderobën e Kylie Jenner apo Kim Kardashian, të cilat jo pak herë kanë shfaqur koleksionet e tyre të veshjeve, çantave, këpucëve apo aksesorëve që kapin shifra marramendëse prej miliona dollarësh.

Ajo ka sjellë edhe dy koleksione veshjesh që mbajnë emrin e saj. Lori Hoxha ka një pjesë të tërë të dhomes, dedikuar bizhuterive të saj. E mbuluar nga ari, bukuroshja ka treguar se di të kombinojë mjaft mirë markat më në zë në treg, duke e përkthyer në një stil jete. Lori na ka treguar se Londra është vebdi ku ajo gjen ushaimet e preferuara, por vendet ekzotike i zgjedh për të pushuar. Ishujt Maldive janë të preferuarit e Lorit por nuk mbeten pas as destinacionet e tjera nga kur ylli shqiptar ekspozon linjat perfekte. Shfletoni galerinë për të parë një pasqyrim më të qartës të jetës së dy miliarderëve shqiptarë.