Mediat greke kanë publikuar detaje tronditëse nga dhunimi i 22-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar në Volos. Sipas mediave greke, bashkëshorti e dhunonte atë prej muajsh, ndërsa ishin martuar që kur vajza mbushi 18 vjeçe.

Dhuna ndaj 22-vjeçares nisi pasi bashkëshorti mësoi gjininë e fëmijës, e cila ishte vajzë, ndërkohë që ai donte djalë.

Pas kësaj, e reja është rrahur vazhdimisht dhe mbajtur e mbyllur në shtëpi pa patur mundësi për të dalë jashtë dhe të kishte kontakte me të tjerët qoftë edhe për të mësuar sadopak greqisht.

Tmerri më i madh nisi pas lindjes së vajzës, ku ai i mbylli të dyja në një shtëpi me perde të trasha dhe grila të mbyllura duke i mbajtur aty për shtatë muaj.

Mësohet se shqiptarja nuk është lejuar as të shkojë të mjekja për të bërë vaksinat e fëmijës sa porsalindur.

E shpëtoi fqinji

Situata u përkeqësua dy netë më parë kur gjatë dhunës nga bashkëshorti, vajza filloi të bërtiste duke bërë që fqinji të njoftonte policinë. Fillimisht ai shkoi te shtëpia duke i rënë derës për të tërhequr vëmendjen e burrit dhe më pas erdhi policia duke e gjetur vajzën të mbuluar me gjak bashkë me fëmijën.

Me ndihmën e disa shqiptarëve të tjerë, e reja arriti të shpjegonte se i shoqi e rrihte dhe se kështu kishte shumë muaj që jetonte. Shqiptari është arrestuar dhe duhet të përballet me akuza të forta, ndërkohë që vajza dhe foshnja janë dërguar për ndihmë psikologjike. /albeu.com