SKANDALI/ U kap me 522 mijë euro, si u la të futej në Shqipëri i famshmi Elidon Cela nga polici Gledis Llushi

Janë bërë publike detajet e arrestimit të efektivit të policisë Gledis Llushi në Durrës ditën e sotme. Ai ka lejuar një person në kërkim, Elidon Çela, të kalojë lirisht kufirin, duke e ndihmuar të arratisej.

Elidon Çela ishte kapur me 522 mijë euro të padeklaruara në dhjetor të vitit 2022. Pas arrestimit të tij, gjykatat e kishin lënë të lirë me një masë më të butë. Megjithatë, më 14 shtator, Gjykata e Lartë vendosi ta rivendoste në arrest në burg dhe ta shpallë në kërkim.

Elidon Çela është konstatuar se ka kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe në mënyrë të paligjshme nga policia, konkretisht efektivi Gledis Llushi.

Megjithatë, Çela u arrestua sërish pasi u rikthye në Shqipëri përmes Durrësit.