Stina e verës nuk do kishte kuptim pa shalqirin, e teksa ai ngelet ndër frutat më të pëlqyera të stinës, shërben edhe si një opsion shumë i mirë për temperaturat e larta. Kjo sepse ai kryesisht ka përmbajtje uji në masën 92%.
Por kjo nuk është e gjitha, ky frut përmban vlera tejet ushqyese dhe shumë vitmina. Çdo pjesë e tij ka nivel të konsiderueshëm të vitaminave A, B6 dhe C. Shalqiri përmban gjithashtu shumë antioksidantë dhe aminoacide, duke mos anashkaluar edhe një sasi të mirë të kaliumit. Ai është mjaft freskues dhe nuk ka përmbajtje të yndyrërave dhe ka vetëm 40 kalori.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli më i lartë i vitaminave gjendet në shalqi dhe kjo zakonisht ndodh gjithnjë tek frutat dhe perimet e kuqe. Shalqiri përmban gjithashtu edhe komponentin likopenë, që i sjell ngjyrë të kuqe frutave. Likopena, është tejet e nevojshme për shëndetin e zemrës, shëndetin e kockave dhe është parandalues i kancerit të prostatës.
Ky frut i verës është i pasur me antioksidantë që janë të efektshëm në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë apo mushkëri. Megjithatë shumë të shëndetshme janë edhe farat e tij. Ato janë të pasuruara me substanca ushqyese, kripëra minerale si dhe hekur dhe magnez. Farat përmbajnë vitamina të grupit B dhe acide yndyrore të pangopura të cilat janë të domosdoshme për të larguar kolesterolin.
Me gjithë këto cilësi të mira ai kthehet në frutin ideal për të kaluar motin e nxehtë