Përgjegjësja e çështjeve Shoqërore në Paraburgimin e Vlorës ka kallëzuar zv.drejtorin e institucionit Gentian Manellari , u shprehur se ai i ka kërkuar 10.000 euro që të qëndronte në pozicionin që ishte.
Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se në kallëzimin e saj, Fjona Cenodemaj, është shprehur se në datën 10 të këtij muaji, kanë qenë në një lokal në afërsi të fshatit Nartë ku ka qenë dhe në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza dhe në një moment sipas saj zëvendës drejtori i ka thënë “më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je”.
Ajo thotë se nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje kësaj kërkese, por tre ditë më pas i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste, ndërkohë që i është përgjigjur në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Institucionit Edi Leka, se paska qenë e vërtetë kërkesa se duhet të paguante për të qëndruar në vendin e punës.
Ajo është shprehur se ndihet në presion dhe trysni ndërsa ka insistuar që të merren kamerat e lokalit që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmitari i cili është farmacisti i institucionit. Sipas burimeve, farmacisti është marrë në pyetje, por nuk dihet çfarë ka deklaruar.