Nepotizmi është shtrirë edhe në pushtetin lokal.

Familjarët e  kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli, i cili së fundi është marrë nën hetim nga SPAK, kanë shërbyer në administratë. Bashkëshortja e tij në Agjencinë e Kadastrës ndërsa njëri prej djemve, specialist i nivelit të lartë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Djali tjetër ka shërbyer në Drejtorinë e rëndësishme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Tjetër rast ku një zyrtar ka të punësuar më shumë se një familjar është ai i kryebashkiakut të Pogradecit Ilir Xhakolli. Vajza e tij, ka punuar tek Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare. Ndërkohë, i biri, pranë  Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja, Solora Jaupaj shërben në një post mjaft të rëndësishëm si drejtore kabineti e Ministrisë së Bujqësisë drejtuar nga Anila Denaj.

Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, rezulton specialiste pranë Auditit në Ministrinë e Brendshme. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurra, rezulton pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Lista e nepotizmit me familjarë të kryebashkiakëve është më e gjerë se kaq, por, këtu zbulohen disa prej emrave të vërtetuar.