Prokuroria e Posaçme, duket se ka ngjallur panik në nivelet më të larta të administratës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Panairi i Punës” të zhvilluar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë për punë në shtet.

Sipas ministrit, arsyeja e mos aplikimit të të rinjve është se janë zhgënjyer dhe kanë frikë që të firmosin. Pra me pak fjalë, nga frika e SPAK. Po ashtu ai tha se zyrtarët aktualë nga kjo frikë nuk firmosin dokumentet.

Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer.

Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet. Unë i kam bodrumet në depresion total se aty punonte ekonomia që kam gjetur, në bodrum. Në një shtet që vuante për ekonominë, ekonomia punonte në bodrum. Rrogat shumë të ulëta, po mundohemi t’i ngremë.

Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë”, tha Gonxhe.