Së fundmi është bërë trend që një personazh i njohur i ekranit puth në buzë fëmijën e tij. Sa herë ndodh dicka e tillë nisin komentet kundër këtij veprimi.

Sigurisht që ka edhe nga ata që mendojnë se nuk ka asnjë problem një gjest i tillë mes prindërve dhe fëmijëve.

I fundit në radhë ka qenë Robert Berisha, ai që është përballur me komentet negative dhe kritikuese të ndjekësve të tij. Këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet me vajzën e tij teksa i dhuron një puthje në buzë.E në këtë fotografi të bukur, ai ka marrë reagime të shumta, të cilat artisti ka vendosur që t’i fshijë si dhe ka limituar komentet në postimin e tij pas shumë reagimeve negative.

“Po lexoj komentet, shumë mbrapa disa njerëz”, shkruan dikush me të cilin këngëtari është shumë dakord.

Ai i ka replikuar duke shkruar: “Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”, shkruana i.

Ndërkohë kujtomë se Renee është vajza e Robertit nga martesa me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, me të cilën ka pak vite që është ndarë, por pavarësisht kësaj ruan raporte shumë pozitive.Pas dasmës së bujshme dhe 13 vite në krahët e njëri-tjetrit, çifti vendosi që ndarja të ishte zgjedhja më e mirë për ta. Shpesh fotografohen me pushime e me miq të përbashkët duke u përfolur për ribashkim, por të dy e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.