Përveç rasteve të veçanta, zakonisht gjiri fillon të rritet në fillim të pubertetit, midis moshës 10-13 vjeç. Më pas rritja mund të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, deri në 18-19 vjeç, një periudhë që shenjon edhe kufirin e vendosur nga gjenetika. Natyrisht në këtë periudhë ndryshimet variojnë shumë sipas vajzave, sidomos kur këto të fundit përjetojnë ndryshime hormonale.

Pas moshës 19 vjeç, nuk ka më ndryshime të rëndësishme në madhësinë e gjirit, edhe pse mund të ketë disa faktorë që kontribuojnë në rritjen ose zvogëlimin e tij si: shtatzënia; gjidhënia; dobësimi; shëndoshja; patologji të ndryshme hormonale; mosha, etj.

Le të kujtojmë këtu se gjinjtë kanë dy komponentë kryesorë:

1-gjëndrat janë ato që rriten gjatë gjithë fazës së pubertetit dhe janë dominues edhe gjatë viteve të rinisë e më pas reduktohen në menopauzë

2-yndyra, faktor dominues ky sidomos tek gratë në moshë, që potencialisht rritet gjatë gjithë jetës, varësisht kilogramëve dhe ndryshimeve fizike në trupin e një gruaje. Kjo është edhe një nga arsyet se pse ultrazëri i gjirit preferohet të bëhet në moshë të re, ndërsa mamografia në moshë më të vjetër. Teknika e parë e bën më të lehtë të vizualizohet ndonjë masë anormale në kontekstin e gjirit, ndërsa e dyta lejon më shumë vizualizim të një mase anormale në një kontekst më të dhimbshëm.

Por, përtej kësaj ju e mësuat tashmë…pas moshës 19 vjeç mos pretendoni më të keni rritje të gjoksit vajza!