Duke kaluar nga java në javë jo vetëm nga publiku por edhe nga produksioni ishte vënë re se mes Elhaidës dhe Ledianit mund të kishte diçka më tepër sesa një marrëdhënie profesionale. Prej dy javësh vetë çifti ishin vetë pro për transmetimin dhe ndarjen e këtij lajmi kaq të bukur dhe njëkohësisht të veçantë. Pas përfundimit të performancës Elhaida u shpreh se:
Ne e dinim që diçka e tillë po kuptohej nga java në javë nga publiku, nga produksioni patjetër, mes kolegëve dhe konkurrentëve të tjerë edhe e ndjenim që ishte momenti ta ndanim ndoshta. Por jo aq shumë sepse është diçka kaq e shenjtë, delikate dhe e bukur. Ne do të donim shumë që ta mbanim për veten tonë akoma, të ndajmë me publikun atë që ndodhi sonte por jo më gjatë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme sido që të shkojë ‘Dancing’.