Princi britanik Harry është i famshëm për pasionin e tij për lojën e polos, dhe në mbështetje të tij nuk mungon as Meghan Markel.
Dukesha 40-vjeçare u shfaq pranë bashkëshortit të saj duke e uruar për fitoren me një puthje të gjatë dhe pasiononte, teksa i dha dhe trofeun. Por para Harryt, Megan përshëndeti dhe shokët e tij të skuadrës me nga një puthje të lehtë për fitoren.
Princi Harry është bashkuar së fundmi me skuadrën e Los Padres Polo Club, që memnaxhohet nga miku i tij. Duke aderuar me emrin ‘Harry Wales’, princi shënoi tre herë gjatë ndeshjes – e cila ishte e hapur për publikun por biletat ishin shitur shpejt pas nisjes.
Takimi i djeshëm nuk ngjasonte shumë me puthjen në faqe që e ndjera princesha Diana i dha Princit Charles pas një fitoreje në polo në 1985, pikërisht pas katër vjet martese, shkruan britanikja Metro.