Një ngjarje e papritur ka ndodhur minutat e fundit, Rusia ka bllokuar eksportet e grurit dhe sheqerit të bardhë dhe kallamishte të papërpunuar në katër vendet ish-sovjetike pjesë e listës është dhe Bjellorusia.
Një masë e tillë është marrë për të bllokuar rritjen e çmimit dhe për të mbushur kërkesat e tregut të brendshëm.
Ndalimi i përkohshëm prek vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një klub tregtar i drejtuar nga Moska që përfshin Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Rusinë.
Kufizimet për eksportet e drithërave skadojnë më 30 qershor dhe ato për sheqerin më 31 gusht, tha qeveria, duke shtuar se vendimi u mor “për të mbrojtur tregun e brendshëm ushqimor duke pasur parasysh situatën e kufizimeve të jashtme”.