“Operacioni special në Ukrainë është kryer në përputhje me planet tona. Ne po arrijmë qëllimet tona dhe jemi të suksesshëm”, kjo ishte deklarata e fundit e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, duke i cilësuar ushtarët e Moskës si heronj të vërtetë. Ai tha se do të ketë dëmshpërblim për të afërmit e ushtarëve të vrarë apo të plagosur.
“Unë kurrë nuk do të bëj hapa pas. Ukraina dhe Rusia janë një popull”, përsëriti më pas presidenti rus duke shtuar se askush nuk mund të jetë një kërcënim për Rusinë.
“Ushtria ruse po lufton për paqen, jo për të pasur një anti-Rusi të krijuar nga Perëndimi që na kërcënon, qoftë edhe me armë bërthamore”, tha Putin.
“Ka mercenarë të huaj në Ukrainë, duke përfshirë disa nga Lindja e Mesme”, denoncoi më pas presidenti rus, duke nënvizuar në të njëjtën kohë se “ushtarët dhe oficerët rusë që luftojnë në Donbass janë heronj”/g.j