Vladimir Putin ka vendosur që të fillojë tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën duke bërë që bota të marrë frymë lirisht pasi duket se lufta është shmangur.

Vendimi i Putinit erdhi disi i vonuar dhe kjo duket se ka patur një arsye të fortë.

Cari i Rusisë nuk luajti nga istikami edhe kur Biden e kërcënoi me “sanksione që nuk i kishin parë ndonjëherë” dhe as kur Britania e Madhe dhe SHBA-të e furnizuan Rusinë me raketa anti-tank.

Burime bëjnë me dije se ajo që e ka trembur seriozisht Putinin ishte ultimatumi i djeshëm i Olta Xhaçkës.

Thuhet se Putini nuk ka vënë gjumë në sy gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme duke arritur sot në mëngjes në konkluzionin se qendrimit stoik të Xhaçkës nuk i bëhej dot ballë dhe rrjedhimisht do t’i duhej të zbythej.

Kështu pra, falë angazhimit në minutat e fundit të diplomacisë shqiptare, bota do të jetojë edhe disa ditë në paqe.

*Nga rubrika satirike “Mos moreee!” e “Gazeta Jonë”. Ndodh që janë edhe të vërteta