Nga ky vit, në shkollën e Cassville, në Misuri, do të lejohen ndëshkimet trupore nga mësuesit kundrejt nxënësve.
Jemi në Shtetet e Bashkuara të vitit 2022, por duket ajo e shekullit të 19-të, m enje praktikë që në shkollat amerikane nuk përdorej nga disa dekada, por që sot janë zyrtarizuar në qytezën që ka 1900 nxënës.
Janë vetë familjet që kanë vendosur t’i japin “dritën jeshile” kësaj vendimmarrje. Normalisht do të ketë limite, do të përdoret vetëm kur të gjithë përpjekjet e tjera disiplinore te tregohen të pavlefshme”.
Edhe pse kemi të bëjmë me një rast episodik, dhe periferik, sërish reagimi i sociologëve amerikanë ka qenë i fortë, duke dënuar vendimin e qytezës.
“Të rrahësh nxënësit nuk përfaqëson një mënyrë për t’i edukuar, por për t’i traumatizuar”, thonë disa prej tyre.
Por prindërit e Cassville nuk duken të shqetësuar, dhe thonë që nuk do të jetë një problem i madh.