Raiffeisen Bank , BKT dhe OTP rrjepin shqiptarët: Fitime kolosale nga kreditë, interesa minimale për depozitat, BSH hesht ndaj vjedhjes së hapur

Shqiptarët po përballen me një rrjepje masive nga disa prej bankave që operojnë në vend, të cilat duke përfituar edhe nga situata me inflacionin dhe vendimet klienteliste të Bankës së Shqipërisë, janë duke aplikuar interesa të frikshme për kreditë duke ofruar ndërkohë thërrime për depozitat. Kjo ka sjellë fitime kolosale për Raiffeisen Bank, BKT dhe OTP të cilat po bëjnë para jo se janë më të mirat, por se po përfitojnë si fajdexhinj në kurrizin e shqiptarëve nën heshtjen totale të Bankës së Shqipërisë.

Fitimet e sektorit bankar u rritën me plot 10 miliardë lekë (95 mln euro) për 9 mujorin e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën Janar-Shtator 2023 bankat shqiptare fituan në total 22.7 miliardë lekë neto pas taksave nga 12.7 miliardë lekë që ishte fitimi neto në 9 mujorin e vitit të kaluar.

Raiffeisen Bank , BKT dhe OTP rrjepin shqiptarët: Fitime kolosale nga kreditë, interesa minimale për depozitat, BSH hesht ndaj vjedhjes së hapur
Raiffeisen Bank , BKT dhe OTP rrjepin shqiptarët: Fitime kolosale nga kreditë, interesa minimale për depozitat, BSH hesht ndaj vjedhjes së hapur

Të dhënat sugjerojnë se për vitin e plotë 2023, fitimi neto i sektorit bankar do të tejlakojë nivelin e 30 miliardë lekëve çka përbën rekordin e ri historik për tregun shqiptar.

Zhvillimet ekonomike të tre viteve të fundit kanë rezultuar në bekim për industrinë bankare. Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të përballur valën e rritjes së çmimeve, ka krijuar një situatë të favorshme për bankat.

Kjo pasi shtrëngimi i politikës monetare është përcjellë thuajse e plotë në rritjen e ineteresave që bankat arkëtojnë nga dhënia e kredive, ndërkohë që ato të cilat paguajnë për depozitat kanë mbetur në nivelet minimale të kohës së lehtësimit monetar që diktoi pandemia.

Kjo ka rritur marzhin e të ardhurave neto nga interesi (diferenca mes të ardhurave nga interesi i kredive dhe shpenzimeve për interesin e depozitave). Ky është një krim që po bëhet hapur me paratë e shqiptarëve ndërkohë që BSH dhe shteti hesht.

Kjo, sepse një sjellje e tillë nuk është e njëjtë për të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë. Për shembull, ka banka me kapital kryesisht vendas që nuk kanë diferenca të tilla mes intersave të kredive dhe atyre të depozitave, ç’ka nxjerr në pah faktin se Raiffeisen, BKT, OTP dhe të ngjashmet janë këtu vetëm për KÇK.

Statistikat

Të ardhurat neto nga interesi për 9 mujorin e këtij viti arritën në 50.89 miliardë lekë nga 38.4 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtrëngimi i mëtejshëm i politikës monetare, përmes rritjes së normës së interesit që Banka e Shqipërisë ndërmorri javën e kaluar pritet të sjellë më shumë fitime në arkat e bankave, teksa tendenca e përgjithshme është që rritja e normës bazë të përcillet menjëherë në segmentin e kredisë, por jo atë të depozitave.

Për këtë arsye disa ekspertë e shohin me skepticizëm rritjen e normës bazë të interesit, efektet e të cilës në uljen e inflacionit mbeten të diskutueshme për shkak të eurozimit të lartë të ekonomisë, ndërkohë që më të qarta janë efektet direkte në rritjen e fitimit të bankave.

Të dhënat sugjerojnë se tre vitet e fundit kanë qenë një periudhë e artë, ku bankat kanë korrur para duke fituar shumë më teper nga detyrimet e tyre për të shtuar kapital sipas kërkesave rregullatore që dikton Banka e Shqipërisë. Dhe kjo situatë duket se do të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim.