Kryeministri Edi Rama i dha afat 100 ditë drejtorit të ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku për të futur strukturën në shina.

Del që ka edhe një pallat komplet pa leje në Tiranë, 7 apo 8 kate dhe shefi i komisariatit nuk ka si të jetë shef komisariati. Tani ose do të shembet ose konfiskohet ai pallat.

Ky operacion do të jetë aq i dhimbshëm për milionerët, që bëjnë karshillëkun më të madh. Njerëzve u thuhet që ndajnë katet me mua.

E kam edhe personale këtë betejë. Nuk dua të përmend emra këtu. Operacioni të bëjë asnjë të mos e imagjinojë që të ndërtojë pa leje.

Zoti drejtor, unë besoj që besoj që brenda 100 ditëve policia duhet të dalë nga udhëkryqi që ndodhet dhe sikur e ka pasur paraardhësi juaj, të plotë dhe pa kushte.

Pa asnjë ekuivok, interferencë, qoftë e largët dita kur unë do të zë me gojë një emër policie çoje këtu apo aty.

Nuk ka ardhur dhe nuk ka për të ardhur. Keni mbështetjen time politike. Telefonata keni detyrë t’i përgjigjeni, por kërkesave nuk keni detyrë t’u përgjigjeni” tha Rama.