Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e kësaj të hëne platformën “Deputeti që duam”, një nisme e vjetër, por që kryesocialist e prezanton çdo palë zgjedhje si një nismë të re për propagandë.
Rama tha se kjo nismë këtë herë vjen rreth një vit para dhe 9 muaj para shpalljes së listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Si fillim janë 108 aplikues që duan të bëhen deputetë, teksa kreu i socialistëve u bëri thirrje edhe të tjerëve për të aplikuar.
Rama iu drejtua aplikantëve për deputet se ata kanë 9 muaj kohë për të bërë fushatë dhe për të promovuar veten e tyre, ku sipas tij, ai do t’i ndjekë në distancë dhe më pas do të jetë ai që do t’i përzgjedhë ata që do t’i futë në listë.
Pra, me pak fjal, jo vetpëm propagandë, por ky duket dhe si një mashtrim ndaj aplikuesve, ku Rama do të marrë 9 muaj fushatë prej tyre dhe më pas nuk do t’i futë në listë, siç ndodhi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare, se kjo platformë u përdor vetëm për propagandë dhe më pas u hodhën akuza se në fund u futën në listë vetëm ata që kishin njerëz pranë Ramës.
Edi Rama: Platforma nuk është një instrument që ne e përdorim për herë të parë. Por për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi, që ndryshe nga hera e parë fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se sa të regjistrohen kandidatët për deputetë. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, pro që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presin që pasi u bë aplikimi dhe pasi i dhatë në atë aplikim arsyet tuaja, të ndodhë përzgjedhja. Avantazhi i atyre që vijën më parë, është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar se sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. S’të bën mosha më e re, s’të bën as fakti që ke dëshirë apo që mund të dish të flasësh bukur, apo as fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bën as lidhja apo lidhjet që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh. Duke treguar se je një kandidat apo kandidate që i duhesh skuadrës së PS. Ta demonstrosh këtë çdo ditë.
Po përgatisin një udhërrëfyes që mund ta ndiqni sipas dëshirës. Do ju ndjekim me sy në distancë, për të parë se si ju promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik, që sot është një person publik i panjohur dhe që nesër kur të vijë momenti i përzgjedhjes duhet të jetë një person publik i njohur në komunitet, në një rreth të caktuar profesionistësh.
Avantazhi atyre që vinë më parë është vetëm koha për të treguar sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë e shtuar nuk të bën as mosha, as fakti që ke dëshirë apo të dish të flasësh bukur apo fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bëjnë as lidhjet që mund të kesh me PS sepse të gjitha këto janë të pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti jë në gjendje të demonstrosh, duke treguar që je një kandidate që i duhesh PS.