Gazetarja investigative, Anila Hoxha ka bërë një parashikim që sipas saj shpjegon sulmet e kryeministri Edi Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Anila Hoxha tha se mendon se SPAK i është drejtuar një dosjeje të fortë që Rama nuk do të hetohet, ndaj dhe ka zgjedhur retorikën politikë për t’u lënë të kuptohet që të sprapsen.

“Po vjen diçka e madhe. Mendoj se nuk ka lidhje me sterlizimin, por mendohet se është diçka më e madhe. Mund të jetë që Rama thotë edhe fjalë për efekt boomerang. SPAK nuk orientohet dot se ku hetohet, e këtë gjë e di edhe Edi Rama. Dhjetëra herë ka shkuar Yuri Kim,”-tha ajo ndër të tjera.