Ish-drejtoresha e Tatimeve dhe nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj shprehet se nuk është informuar ende për padinë që kryeministri Ed i Rama ka depozituar kundër saj. Në një status në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se po pret aktet nga gjykata. Me bindje ajo shton se është e aftë të faktojë gjithccka që ka thënë.
“Po më shkruani pafund për lajmin e dalë tani. Nuk kam dijeni për padinë që Edi Rama ka ngritur kundër meje. Pres aktet nga Gjykata por një gjë e di mirë. Jam në gjendje të faktoj ato ç’ka them. Love (dashuri)”- shkruan Shehaj.
Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve. Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë nga ajo. Kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.