
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me situatën në Ukrainë. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj, por deri më tani nuk është shprehur sepse nuk kërkonte reklamë.
“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës”, shkruan Rama.