Kryeministri Edi Rama bëri sot një bilanc të punës së bashkive për menaxhimin e mbetjeve. Ai vlerësoi bashkitë e Himarës, Lezhës, Kamzës, Pogradecit, Gjirokastrës dhe Elbasanit, Cërrikut dhe Sarandës.

Bazat janë pozitive por nevoja për të ecur shumë më shpejt përpara është realisht therëse. Sot jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi një sasi të vogël që mbetet e pa grumbulluar. Por sido qoftë duhet trajtuar si problem i madh.

Përmend Himarë, nuk e shoh kryetarin këtu. Dua ta përmend si histori suksesi. Nuk do të çuditesha që të mos ishte këtu, se ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht.

Ka qenë shembull zgjimi nga gjumi dhe një pune për t’u marrë parasysh nga të gjithë. Po ashtu, Pogradeci apo Kamza që janë pasqyrë pastërtie. Gjirokastra dhe Elbasani. Por Cërriku dhe Elbasani janë disa hapa përpara” tha Rama.