
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë po zhvillohet dita e dytë e mbledhjes informale të qeverisë, e thirrur nga kryeministri Edi Rama. Gjatë kësaj mbledhjeje po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit, me fokus sigurimin e një tjetër mandati qeverisës për Partinë Socialiste.
Sipas burimeve, një nga temat kryesore është hartimi i një platforme që do të theksojë projektet zhvillimore dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda dekadës.
Gjithashtu, drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e kandidatëve për deputetë. Këta emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, e cila pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.
Diskutimet do të vijojnë, ndërsa priten vendime të rëndësishme për fushatën elektorale dhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme. /gazetajonë