Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm në një takim për më shumë se një orë, zyrtaren e lartë të DASH-it, Karen Donfried, të shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Escobar dhe ambasadorja në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Facebook, Edi Rama foton të buzëqeshur me Donfried dhe dhuratën që kishte për të, një çantë me motive shqiptare e shoqëron edhe me detaje nga biseda. Kreu i qeverisë thotë se folën për gjithçka nga integrimi, lufta në Ukrainë, por edhe reformat.
“Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse” shkruan Rama.