Këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa prej disa kohësh përflitet se janë në një lidhje romantike.

Thashethemet nisën pasi dyshja u panë duke postuar disa foto në rrjetet sociale në vende të njëjta, gjë që nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve.

Ndërkohë dyshja ishin pjesë e mbrëmjes së “Netët e Klipit Shqiptar” e cila u mbajt muajin e kaluar në Ulqin dhe pikërisht Kledi ishte ai që i dhuroi Evit çmimin për klipin më të mirë të muzikës qytetare duke i shtuar dhe më shumë dyshimet për një lidhje mes dyshes.

Duke folur në një intervistë për ‘Ora Verore’ Evi u pyet nëse është apo jo në një lidhje me Kledin dhe përgjigja e saj la të kuptohej se marrëdhënia mes tyre ishte diçka më tepër se një miqësi.
Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Evi.

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” Kledi Hysaj prej disa javësh përflitet për një lidhje me këngëtaren. Asnjë nuk e ka pranuar apo mohuar se mes tyre mund të ketë lindur diçka. Pak muaj më parë Kledi konfirmoi përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.