Këngëtarja Evi Reçi ka postuar së fundmi në Instagramin e saj disa foto nga udhëtimi në Austri gjë e cila ka bërë që fansat e saj ta marin këtë si një mesazh të fshëhtë që tregon se ëhtë nën shoqërinë e modelit Kleidi Hysa. Ndërkohë edhe Kledi ka postuar një foto nga shtëpia e tij ku po ashtu ka vendosur vendndodhjen “Dornbirn” që ndodhet në Austri.

Ata nuk janë shfaqur bashkë por kjo është marrë si një mesazh i fshehtë që konfirmon thashethemet që po qarkullojnë. Pak kohë më parë ata ndodheshin në Firence në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë po ashtu edhe në Vlorë.

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” Kledi Hysaj prej disa javësh përflitet për një lidhje me këngëtaren. Asnjë nuk e ka pranuar apo mohuar se mes tyre mund të ketë lindur diçka. Pak muaj më parë Kledi konfirmoi përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.