Këngëtarja e njohur Laura Pausini refuzoi të këndonte ” Bella ciao”, një pjesë simbolike e Rezistencës Italiane. Kjo ndodhi gjatë pjesëmarrjes në një program televiziv spanjoll ku ajo u përfshi në një lojë muzikore në të cilën garuesit duhej të këndonin një këngë që përmbante fjalën “Corazon”.
Më pas këngëtarja përmendi këngën “Cuore Matto” të Tonit të Vogël, por askush nga të pranishmit nuk dukej se e njihte këngën kaq të famshme në Itali. Dirigjenti më pas këndoi “Bella Ciao”, duke menduar të përfshijë Pausinin.
“Është edhe një këngë shumë politike. Nuk dua të këndoj këngë politike”, tha ajo.
Prezantuesi nuk i bëri asnjë pyetje tjetër të ftuarës dhe transmetimi vazhdoi sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Por refuzimi për të kënduar disa nota të “Bella ciao”, shumë e njohur në vend pas suksesit të “La casa di carta”, nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale duke shkaktuar shumë reagime, sidomos në atë ‘Twitter’ ku komentet bëhen në froma nga më të ndryshme.