4,372 persona kanë humbur jetën dhe 15,834 të tjerë janë plagosur pasi një nga tërmetet më të fortë goditi dje Turqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Siri, ndërsa janë shembur qindra ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Në Turqi, raportohet për 2,921 të vdekur dhe 11,119 të plagosur, ndërkohë, në Siri, 1,136 njerëz persona kanë vdekur dhe 1,280 janë plagosur.