Forcat RENEA , FNSH dhe operacionalja kanë kryer kontrolle “blic” gjatë orëve të para të mëngjesit. Aksioni është shtrirë në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin. Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.

Burime bëjnë me dije se me urdhër të SPAK, janë duke u kryer kontrolle edhe te banesat e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinajn, i zhdukur prej afro dy vitesh. Kontrollet në Tiranë janë fokusuar në zonën e Freskut, te banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka.

Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri. GJKKO ka lëshuar mbi 40 urdhër arreste.