Arreston 3 persona me armë zjarri, rrethohet bulevardi kryesor

RENEA dhe FNSH kontrolle në Vlorë për persona të kërkuar dhe posedues të armëve të zjarrit. Nga kontrollet forcat speciale kanë mundur të arrestojnë 3 persona në zonën e bulevardit kryesor Vlorë-Skelë.

Kontrolle të imtësishme janë zhvilluar në të gjithë zonën dhe pas pallateve, për persona të cilët i fshihen drejtësisë. Operacioni policor që është në zhvillim është shtrirë edhe në Selenicë dhe në fshatrat pranë Vlorës.