Sot parashikohet mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin.
Do të ketë reshje shiu të herëpashershme, kryesisht gjatë mëngjesit, ndërsa në disa zona mund të ketë kthjellime të shkurtra gjatë ditës. Temperaturat do të jenë relativisht të buta për këtë periudhë:
•Maksimumet do të arrijnë deri në 14-19°C.
•Minimumet do të zbresin deri në 1-10°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi deri në 45 km/h, duke shkaktuar dallgëzim të lartë në zonat bregdetare.
Këshillohet kujdes për kushtet e erës dhe reshjet e mundshme. /gazetajonë