Prej disa ditësh në Angli qarkullojnë thashetheme se është afër një ndryshim historik në rregulloren e futbollit.
Siç raportojnë mediat angleze, ka një marrëveshje verbale nga anëtarët e IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit që përcakton ligjet e lojës) për të provuar një dënim të përkohshëm për lojtarët gjatë lojës, një dënim i stilit të “regbis”.
Teorikisht mund të jetë një karton portokalli për futbollistët të cilët bëjnë faulle të ndëshkueshme, apo përdorin gjuhë ofenduese.
Ky karton portokalli nxjerr lojtarin nga loja për 10 minuta dhe më pas e lejon të rifutet në fushë.
Në fakt, ka mundësi që ky ndryshim të aplikohet në Premier League sezonin e ardhshëm.
Kartoni do të aplikohet tek lojtarët të cilët protestojnë së “tepërmi” tek arbitri (përveç kapitenit), krijojnë vonesa të panevojshme të lojës, apo për faulle të cilat meritojnë një ndeshim më të lartë se kartoni i verdh por jo të mjaftueshme për një të kuq.
Ngelet ende për tu parë sesi rregullorja do të kombinojë ndëshkimet me kartona.