Andi dhe Melisa njihen nga publiku pasi u bashkuan në Për’puthen, nga ku edhe dolën si çift në edicionin e parë.
Ata u komentuan mjaft shumë pasi që lidhja e tyre dukej se po vazhdonte mjaft mirë edhe jashtë emisionit të lartcekur.
Deri sa së fundmi është përfolur se janë ndarë, pasi që të dy kishin hequr njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale, ata sot kanë shuar të gjitha zërat duke konfirmuar se janë ribashkuar.
Andi ka postuar dje një foto të Melisës ku shihet në darkë të shtruar në shtëpinë Andit.
Kujtojmë se Melisa ka testuar veten duke nisur karrierën edhe me muzikë, ku para disa ditësh mbajti edhe një koncert por me numër të vogël të pjesëmarrësve.