Në Top Channel do të nis së shpejti një emision i ri. “A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards. 13 Episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel, dhe mban vulën e Ledion Liço, i cili në promon e publikuar shihet se do shfaqet në ekran e nuk do të jetë duke punuar jashtë kamerave siç ka bërë vitet e fundit.

Artistja e parë e ftuar është Arilena Ara, të shtunën, 30 Prill, në 21:00.