Screenshot

Rikthehet Luçiano Tur Koçeku , mbledh fisin me maska dhe rrahin Adriatik Roshin

Një ditë më parë, në brendësi të kompleksit “Fole Residence” në Laprakë, teksa Adriatik Roshi priste radhën në një berberhane, në ambiente kanë hyrë 3 persona dhe kanë goditur brutalisht me sende të forta këtë të fundit.

Roshi goditet dhe lihet në berberhane me shenja në fytyrë e dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi kqyrën kamerat e sigurisë, kontrolluan banesat dhe arrestuan Gani Koçeku që ka pasur rolin e vëzhguesit dhe Ledio Tusha ( nipi i Luçiano (Tur) Koçeku).

Rikthehet Luçiano Tur Koçeku , mbledh fisin me maska dhe rrahin Adriatik Roshin
Rikthehet Luçiano Tur Koçeku , mbledh fisin me maska dhe rrahin Adriatik Roshin

Ndërsa janë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje edhe Gëzim Koçeku, Ronald Koçeku, Dino (Abedin) Koçeku.

Si dhe ka shpallur në kërkim policor Luçiano Koçekun ( Tur Koçeku) si organizator të dyshuar të rrahjes së Adriatik Roshit.

Anëtarët e fisit Koçeku nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor rezulton që të kenë funksionuar si grup i strukturuar ndërsa janë referuar në Prokurori për veprën penale të “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë.

Mes Dubait dhe Shqipërisë, kush është Tur Koçeku , biznesmeni i dhunuar në Palasë , lidhja me Ilir Shtufin dhe investimi te kullat, pjesë e përplasjes edhe Fatmir Bejo

Rrahja vjen pas sherrit gjatë verës në Palasë. Tur Koçeku dhe Fatmir Bejo, si dhe disa persona të tjerë u përplasën fizikisht me grupin ( grupin e djemve) e Adriatik Roshit. Atë kohë u shpallën në kërkim disa persona dhe pamjet e sherrit bënë xhiron e rrjetit.

Sherri në Palasë

Kush janë Tur Koçeku dhe Fatmir Bejo që u përplasën në Palasë… Dhe a do të nisë SPAK hetim për veprimtarinë e tyre

Ne jemi popull që harrojmë shpejt. Jo se duam, por sepse ngjarjet nuk i lënë radhë njëra-tjetrës. Vera që lamë pas, prodhoi ngjarje të shumta. Arrestime, sherre, therje.

Një nga sherret më të bujshme, por që kaloi ashtu si nëpër të, ishte ai në lokalin SIN në Palasë. Një lokal në pronësi të një grupi të dyshimtë nga Vlora, por që në skenë është Erinda Lutaj, e cila ka marrë leje edhe për një kullë 35 kate në Tiranë ( por lajmet për kullat, lejet e marra për to, dhe kompanitë që po i ndërtojnë, bilancet që ato kanë, do të trajtohen gjerësisht në vijim). Në këtë lokal nuk hyn kushdo, sepse një tavolinë e rezervuar, në një xhiro, nuk emund të kushtojë më pak se 2000€.

Mëngjesin e 26 gushtit, teksa në lokalin SIN performonte këngëtari grek, Argiros, një grup klientësh u përfshinë në sherr masiv, ku videot u bënë më pas virale edhe në rrjete e media.

Ngjarja u regjistrua nga Komisariati i Policisë Himarë dhe u depozitua më pas në Prokurorinë e Vlorës, një procedurë standarte pas çdo ngjarjeje.

Atë kohë u shpall në kërkim një 28 vjeçar nga Tirana, Xhoni Spaho dhe një 49-vjeçar nga Durrësi, Genti Baleci.

Të dy këto persona, thuhej në njoftimin paraprak, ishin përplasur për motive banale, me një 42-vjeçar, i identifikuar më pas si Luçiano Koçeku.

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Mirëpo ngjarja nuk ishte kaq e thjeshtë. Emrat e përfshirë në konflikt nuk ishin rastësorë. Ashtu siç nuk janë rastësorë as klientët e këtij lokali.

Luçiano, alias Tur Koçeku, një emër i njohur i botës së biznesit dhe aktiviteteve të dyshimta ka qenë në lokal me miqtë e tij, kur një shpërthim i shishes së shampanjës, ka shërbyer si pretekst nga ana e grupit të Fatmir Bejo ( një emër i njohur i përfshirë edhe në një plagosje me thikë në lokal Da Capo në Tiranë), që të niste sherri brutal. /gazetajonë