Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e saj të 32-të pa u kursyer. Ajo ka shpenzuar plot 22.000 £ për një natë në një shtëpi druri rreth 1500 metra katrorë që ndodhet në Alpet Franceze me pamje nga Mont Blanc, me miqtë e saj. Shtëpia e drurit ishte e kompletuar me një palestër private, pishinë, banjë të madhe dhe një dhomë masazhi dhe u bënë virale menjëherë në rrjet.
Burimet nga mediat e huaja bëjnë me dije se ylli i “I will never let u doën”, ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e saj për 1 javë me shoqërinë, teksa partneri i saj Taika Waititi ka qenë i angazhuar me punë, gjatë kësaj kohe.
Shumë nga miqtë e Ritës janë mësuar me stilin e jetës së saj, por të gjithë thoshin se kurrë nuk e kishin njohur luksin si ai, megjithatë këngëtarja me origjinë shqiptare sapo e provoi se kur vjen puna te ditëlindja e saj, nuk kursehet asnjëherë, madje është e gatshme të paguajë shuma marramendëse, pasi do të ketë edhe prezencën e miqve të saj dhe familjarëve. E mesa duket, Ora piketon vendet më luksoze për të bërë ‘festën’ e saj të çmendur.