ROGAT Security e Begator Mane “kullufit” 190 milionë lekë pa garë nga kryeqytetasit, APR nuk pyet për ligj për klientin e përhershëm.

Bashkitë janë kthyer në institucione të mirëfillta klienteliste ky kryetarët dhe drejtorët e drejtorive (në bashki të mëdha) shpërndajnë paratë e qytetarëve sikur ti kenë të tyret në duart e biznesmenëve të afërt, shpesh edhe me lidhje familjare, biznesi apo kriminale me njeri-tjetrin.

ROGAT Security e Begator Mane , “fiksimi” i Erinda Finos: Zbulohet skema me tenderët fiktiv, 4 kompani “fantazmë” të përfshira

Gazeta Jonë ka treguar një vëmendje të veccantë ndaj tenderëve të organizuar në bashki të ndryshme të vendit duke zbuluar raste korruptive, deri në kriminale, sië janë ato në Bulqizë, Dibër, Divjakë, Tepelenë, Elbasan, Sarandë, etj., një pjesë e të cilave edhe janë hetuar nga SPAK.

RO.GAT Security e Megator Mane “kullufit” 190 milionë lekë pa tender nga kryeqytetasit, APR nuk pyet për ligj për klientin e përhershëm
ROGAT Security e Begator Mane “kullufit” 190 milionë lekë pa garë nga kryeqytetasit, APR nuk pyet për ligj për klientin e përhershëm

Ndërkohë që SPAK është duke bërë një punë të shkëlqyer duke arrestuar peshkaqenët e krimit në vend, “peshqit e vegjël” janë duke bërë kërdinë.

Rasti më i fundit vjen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë, e cila ka daravitur me thë thes me para, pa asnjë garë, klientin e përhershëm, Begator Mane.

Kompania RO.GAT Security shpk me pronar Begator Manen ka marrë pa asnjë garë rreth 190 milion lekë të vjetra nga taksat e kryeqytetasve përmes procedurës “me negociim, pa njoftim”.

Pra, drejtoresa e re e APR-së, zëvendësja e Erinda Finos së famshme, ka zgjedhur që të mos hapë një tender me objekt a“Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private dhe monitorimi ne distancë” me nr REF-92706-01-04-2024. Përkudrazi, ajo ka gjetur direkt Begator Manen, klientin e përhershëm të APR-së për këto lloj shërbimesh dhe i ka dhënë paratë me negociim pa e shpallur procedurën fare.

Tenderi është shpallur me “flamur të kuq” edhe nga OpenData Albania, një organizatë e financuar nga ambasada suedeze. OpenData është e specializuar për evidentimin e tenderëve korruptivë.

Në parim, tenderët bëhen me qëllim nxitjen e garës me konkurrenteve privatë, të cilët marrin përsipër ofrimin e një shërbimi me një kosto sa më të ulët dhe cilësi sa më të lartë. Por, APR-së nuk i intereson kjo kur bëhet fjalë për Begator Manen. Madje ky i fundit ka pranuar “llokum” kontratën, ashtu sië ka ndodhur edhe në procedurat e denoncuara më herët nga Gazeta Jonë.

Gazeta iu drejtua APR-së me një kërkesë për informacion duke e pyetur se cila ishte urgjenca e një negociimi me Begator Manen e RO.GAT në vend që të organizonin një tender sië e do edhe rregulli. Në përgjigjen e saj APR nuk thote shkaqet që e çuan në këtë vendim, por mjaftohet duke thënë se “kanë marrë leje nga Agjencia e Prokurimeve Publike”.

Me fjalë të tjera, APR kërkon të thotë se nuk i intereson rregulli dhe praktika, e aq më pak paratë e kryeqytetasve, për aq kohë sa i ka dhënë leje Agjencia e Prokurimeve Publike për një praktikë të tillë mjaft të dyshimtë.

Begator Mane i RO.GAT Security është një klient i përhershëm i APR-së. Më herët, Gazeta Jonë ka zbuluar një skandal me tenderët ku përfshihen pikërisht APR dhe RO.GAT Security, të cilin ju ftojmë ta lexoni në këtë LINK.

Gazeta do të vijojë denoncimin e këtij raporti mes APR dhe RO.GAT si edhe tenderë të ngjashëm në bashki të tjera që zgjedhin të rrjepin qytetarët për të ngopur klientët e tyre. /gazetajone