Megi Pojani gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private ndonse nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave. Por duket se tashmë nuk po fshihet më.

Megi është duke shijuar disa ditë pushimesh në ishujt ekzotikë të Afrikës, por duket se nuk është vetëm. Ajo ka publikuar një foto nga ishulli Seychelles duke darkuar por tavolina është e njëjtë me atë tek fotoja e futbollistit shqiptar Endri Çekiçi.

Endri është futbollisti me origjinë nga Pogradeci, i cili ka luajtur me kombëtaren shqiptare dhe momentalisht luan për skuadrën e Konyaspor në Turqi.

Mesa duket këtë herë Endri ka bërë gol në zemrën e Megit dhe dyshja ka nisur një romancë të re.